Kreu veprime të turpshme me 16-vjeçaren, arrestohet 44-vjeçari

Kronikë e zezë

Kreu veprime të turpshme me 16-vjeçaren, arrestohet 44-vjeçari

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 09:54
Ilustrim

Duket se nuk kanë të ndalur rastet e ngacmimeve seksuale dhe abuzimet me të miturat në vendin tonë.

Rasti i radhës vjen nga Përmeti, ku pre veprave të turpshme ka rënë një 16-vjeçare me inicialet J.S.

Mbrëmjen e djeshme shtetasi Adriatik Gele, 44 vjeç, i ka bërë pritë të miturës duke tentuar më pas ta prekë në vendet intime.

Adoleshentja mundi të largohet nga vendngjarja dhe më pas zgjodhi të mos heshtë duke denoncuar 44-vjeçarin në polici, çka bëri të mundur arrestimin e tij pak pas mesnate.

Materialet ndaj shtetasit të ndaluar iu referuan Prokurorisë së Përmetit për veprime të mëtejshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat