U kap me 4 doza heroinë, prangoset 30-vjeçari nga Lushnja

Kronikë e zezë

U kap me 4 doza heroinë, prangoset 30-vjeçari nga Lushnja

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 08:36
Droga

Një 30-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Erion Kurti, është prangosur nga policia, pasi u kap me 4 doza heroine.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Erion Kurti, 30 vjeç, banues në lagjen ‘Loni Dhano’; Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë shpjegojnë se prangosja e tij u bë pasi në lagjen “Loni Dhano”, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat