Asgjësohet drogë në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim

Kronikë e zezë

Asgjësohet drogë në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 18:13
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të kultivimit të tre parcelave me kanabis sativa në fshatin Shëngjergj.

Të arrestuarit janë Sokol Mjolli 44 vjeç dhe Florjan Hasa 32 vjeç, ndërsa në kërkim janë G.A 46 vjeç dhe F.D 55 vjeç.

Policia zbuloi dhe asgjësoi 650 bimë kanabis sativa të kultivuara në tre parcela. Dy personat që janë në kërkim mund të largoheshin me vrap duke përfituar nga terreni malor dhe i pyllëzuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat