Bie nga shkallët, vdes punëtori shqiptar në Itali

Kronikë e zezë

Bie nga shkallët, vdes punëtori shqiptar në Itali

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 16:40
Ilustrim

Një punëtor shqiptar 48-vjeç, ka humbur jetën sot në vendin e punës në Genova, në rrugën “Marina di Robilant”, në zonën San Fruttuoso , raportojnë medit lokale.

Për të ka rezultuar fatale rënia nga shkallët e pallatit ku ishte duke punuar gjatë orëve të para të pasdites.

Mbërritja e autoambulancës në vendin e ngjarjes ka qenë e kotë, pasi shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje, kanë zbarkuar autoritet për të inspektuar se çfarë shkoi keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat