Gjendet një i moshuar i vdekur pas 20 ditësh në banesë

Kronikë e zezë

Gjendet një i moshuar i vdekur pas 20 ditësh në banesë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 13:57
Ilustrim

Një i moshuar kishte ndërruar jetë prej 20 ditësh, por askush nuk e kishte vënë re mungesën e tij. Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në Patos, Fier.

Burime nga policia thanë për mediat shqiptare se një ditë më parë në orën 09:20, në qytetin e Patosit, në banesën e tij është gjetur i vdekur pa shenja dhune, Sami A., 68 vjeç.

Pas hetimeve rezultoi se vdekja ka ndodhur para 20 ditësh dhe ka ardhur nga shkaqe natyrale. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat