Arratisja e shqiptarëve nga burgu/ 2 të dënuar për vrasje, njëri për prostitucion

Kronikë e zezë

Arratisja e shqiptarëve nga burgu/ 2 të dënuar për vrasje, njëri për prostitucion

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 12:28
Ilustrim

Policia italiane ka nisur kërkime masive për të kapur 3 shqiptarët që janë arratisur nga burgu i Rebibbias në Romë. Siç shkruajnë mediat italiane, 2 prej të arratisurve janë të dënuar për vrasje dhe i treti për shfrytëzim prostitucioni.

Njëri prej shqiptarëve të arratisur, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, është i dënuar me burg për jetë. Nga hetimi është zbardhur fakti se ata kanë zbritur nga burgu duke lidhur çarçafët.

Arratisja ka ndodhur rreth orës 06:00-06:15 minuta të mëngjesit të sotëm. Hetimet kanë zbuluar se shqiptarët kanë prerë hekurat e qelisë për tu arratisur, ndërsa në krevatët e tyre kishin vendosur rroba që të dukeshin sikur ishin në gjumë.

Drejtuesit e policisë së burgjeve janë shprehur se prej disa kohësh nuk punon në rregull sistemi i alarmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat