Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden 8 kilogramë marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden 8 kilogramë marihuanë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 12:01
Ilustrim

Policia e Kosovës, pas një hetimi ka realizuar një plan taktik, me urdhër të gjykatës, duke bërë bastisjen e një banese në lagjen ‘Dardania’, nën dyshimin e bazuar se në atë lokacion mund të ketë sasi të narkotikëve.

Pas bastisjes së banesës është gjetur sasi e narkotikëve, të cilat kanë qenë të mbështjella në 7 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me këtë rast është bërë arrestimi i të dyshuarit: A. M.(1993) ku akuzohet  për veprën penale ‘blerje , posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’.

Sipas informatave të pranuara dyshohet se i dyshuari ka pasur qëllim shpërndarjen e narkotikëve në sasi më të vogla tek përdorues të ndryshëm.

Vlera e narkotikëve pas matjes me peshore ka rezultuar të jetë me peshë të përgjithshme 8 kilogramë e 82 gramë.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë konfiskuar edhe një thikë dhe tre telefona mobilë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat