Në fitnes u vidhen kuletat me para

Kronikë e zezë

Në fitnes u vidhen kuletat me para

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:42
Ilustrim

Dy persona shkuan për të ushtruar në fitnes, por ua vodhën paratë. Njërit ia vodhën 2090 euro ndërsa tjetrit 390 euro.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Ekrem Rexha”, në Prishtinë ku viktimat raportuar se derisa ishin në fitnes, i dyshuari ua ka vjedhur portofolat .

Gjatë intervistimit tek i dyshuari janë gjetur paratë e vjedhura të cilat i dyshuari i kishte fshehur në rroba dhe i njëjti ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë që ishte duke e intervistuar.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat