Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Sul të Devollit.
Sipas policisë, një fëmijë vetëm 4 – vjeç, me iniciale E.H ka humbur tragjikisht jetën pasi ka rënë në përrua.
“Në fshatin Sul-Devoll, shtetasi E. H., 4 vjeç, ka rënë aksidentalisht në një rrjedhë uji (përrua) dhe për pasojë ka humbur jetën në ujë duke u mbytur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.