Në kërkim sekretarja - Shiste dëshmi anglishteje të falsifikuara, ndalohet pedagogu

Kronikë e zezë

Në kërkim sekretarja - Shiste dëshmi anglishteje të falsifikuara, ndalohet pedagogu

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 09:52
ilustrim

Një pedagog anglishteje është ndaluar nga policia dhe një sekretare është shpallur në kërkim pasi akuzohen se falsifikonin çertifikata të gjuhës angleze.

Policia informon se: Nga Seksioni për hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në  pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, u bë  ndalimi i shtetasit Ukë Buçpapaj, 58 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i shoqatës “Ader”, Pedagog Anglishte dhe është shpallur në kërkim shtetasja E. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë sekretare.

Pedagogu dhe sekretarja dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fallsifikuar një numër të konsiderueshëm çertifikatash të gjuhës Angleze, të cilët u’a kanë shitur studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, kundrejt shumës 150 euro çdo çertifikatë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 72 çertifikata të lëshuara nga kjo shoqatë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, “Falsifikimi i dokumenteve, në bashkëpunim” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 164/b, 186-25 e 180 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat