Vdekja e 17-vjeçarit nga Berati, shoku i tij tregon të vërtetën: Fjalët e fundit që tha në shkallët e shkollës

Kronikë e zezë

Vdekja e 17-vjeçarit nga Berati, shoku i tij tregon të vërtetën: Fjalët e fundit që tha në shkallët e shkollës

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 09:43
17 vjeçari dhe e motra

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë e ndodhur në shkollën profesionale të Beratit "Stiliano Bandilli" tronditi opinionin publik. Një 17-vjeçar i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, ndërsa policia në hetimet e para bëri me dije se shkak i kësaj vetëvrasjeje ishin talljet që shoqëria i bënte për shkak të origjinës së tij nga fshati.

Adoleshenti P.Xh nga fshati Tomorr prej dy vitesh ndiqte studimet në Berat, por një tronditje e rëndë psikologjike e shtyhu atë të ndërmerrte këtë akt të rëndë. Kjo ngjarje mori një vëmendje të madhe nga opinioni publik, pasi bullizmi , tashmë një fenomen modern që po merr jetë kudo në botë, nuk është një dukuri e lehtë. Por, pati edhe nga ata persona që e kundërshtuan këtë si shkak të vetëvrasjes, ndaj dhe Jetaoshqef.al kontaktoi me një  nga shokët e adoleshentit, që ai dhe shokët e thërrisnin me emrin "Titi".

I riu nga Berati bën me dije se tallja nuk ishte arsyeja që 17-vjeçari vrau veten, por shkak ishte një vajzë që ai e donte shumë, por ajo e refuzoi. Nxënësi thotë më tej se Titi ishte një ndër djemtë më të mirë që kishte ajo shkollë, i urtë, i edukuar dhe që të gjithë e donin, por jeta e tij filloi të ndryshonte, kur ra në dashuri me një vajzë, e cila e refuzoi.

Përpara të vetëvritej, adoleshenti u largua nga shkolla duke lënë orët e mësimit, ndërsa një ditë më parë mbylli edhe Facebook-un. Shokët e kuptuan se ai nuk ishte mirë, por nuk menduan se do të arrinte deri në këtë pikë.

Rrëfimi i plotë i shokut të adoleshentit:

"Përshëndetje, unë e njihjma shumë mirë atë djalë, ishte shoku im, ai ishte shumë djalë i mirë,t ë gjithë e donim Titin. Shkolla përbëhet nga 96% nga fshati. Policia do qr se jan mashtrusa. E vërteta qëndron këtu, që në vit të parë donte një vajzë që kishte që në vit të parë, e donte dhe kishte rëndë brenda keq me atë, ky i propozoi, por ajo nuk pranoi, u vetëvra, piu fotoksinë. Atë vajzë ai e kishte në klasë, hapej vetëm me një djalë nga klasa, ky shoku i tha lëre se nuk bëhet gjë. Ky mbylli Facebook-un një ditë parë se të pintë fotoksinë. Kishte rënë shumë keq me atë gocën, i propozoi ai, por kjo spranoi, ia bërë të qartë që jo dhe nga kjo ai piu fotoksinë. Ishte tip i mbyllur në vetvete, Titi nuk hapej me asnjë, nuk e menduam që do të arrinte deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta dhe jo ajo që thotë policia", ka thënë shoku i të riut që i dha fund jetës.

I pyetur nëse mbante mend bisedën e fundit me Titin, ai u shpreh:

"Faktikisht me Titin s'kam folur në Facebook dhe në shkollë s'para e shikoja. Mbaj mend vetëm kur e takova në rresht para ca kohësh, i thashë "Titi ca bën" edhe kaq.  Por, sa më tregoi një shok qe kishte në klasë, ky para se të pinte fotoksinë kishte ardhur në shkollë, bëri vetëm 4 orë mësim dhe kur vajti tek shkallët i tha ky shoku "Titi ku vete?", por ai s'foli, por iku, kjo është e gjitha. Ai ka motër dhe vëlla, për motrën e tij më vjen shumë keq,  gjynah se ishte këputur fare nga vdekja e vëllait", ky ishte versioni i shokut të 17-vjeçarit nga Berati për Jetaoshqef.al, ndërsa nuk ka informacione të tjera nga ana e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat