Vodhën kasafortën e teqesë, prangosen hajdutët në Bulqizë

Kronikë e zezë

Vodhën kasafortën e teqesë, prangosen hajdutët në Bulqizë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 23:39
Kasaforta

Dy persona janë vënë në prangat mbrëmjen e sotme nga policia e Bulqizës, rreth dy orë pasi kanë vjedhur kasafortën e teqesë së fshatit Ballenj e Madhe. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Mevlan Limani, 27 vjeç dhe Man Doma 59 vjeç, në Qafën e Buallit, në aksin rrugor Krastë-Bulqizë.

Dy shtetasit që kanë kryer vjedhjen, janë vënë në pranga teksa ecnin në makinën tip “Benz” të drejtuar nga Mevlan Limani. Policia ka sqaruar se gjatë arrestimit, është gjetur edhe kasaforta brenda në automjet, si dhe një sharrë elektrike, e cila është përdorur për ta sharruar atë.

Man Doda dhe Mevlan Limani, të kapur në kushtet e flagrancës, kanë pranuar akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat