Ngjarje e rëndë: E quanin “katunar”, vetëvritet 17 vjeçari P.Xhaferaj

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë: E quanin “katunar”, vetëvritet 17 vjeçari P.Xhaferaj

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 21:37
ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një adoleshent i dha fund jetës, pasi nuk i duronte talljet nga shokët e tij të klasës.

Sipas “Panoramës”, P.Xhaferaj, 17 vjeç, nuk i duronte dot talljet e shokëve, të cilët e quanin “fshatar”. Djali kishte dy vite që kishte ardhur në qytet për të studiuar në shkollën profesionale, pasi në fshatin e tij nuk kishte shkollë të mesme. Çdo ditë, adoleshenti udhëtonte nga fshati Tomorr në drejtim të qytetit. Por shokët e mbanin larg tyre, pasi e konsideronin “fshatar”.

Mësohet se kohët e fundit ai kishte shfaqur shenja të dukshme të ngarkesës emocionale. Ai nuk afrohej me asnjeri dhe nuk bëhej pjesë e asnjë aktiviteti të klasës së tij. Policia ka marrë në pyetje disa nxënës së vitit të dytë, të cilët kanë pohuar se ai qëndronte i tërhequr dhe menjëherë pasi mbaronte mësimi nisej me furgon për në fshatin e tij, rreth 20 km larg qytetit të Beratit. Këtë rrugë ai e kryente çdo ditë me furgonë të linjës. Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme. 17- vjeçari ka blerë një sasi fostoksine në qytetin e Beratit dhe sapo ka mbërritur në banesë, e ka pirë atë.

Por, hetimet po vazhdojnë pasi ende nuk dihet arsyeja e vërtetë që i ka dhënë fund jetës adoleshenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat