Sajoi grabitje për të marrë vëmendjen e burrit, lihet e lirë gruaja

Kronikë e zezë

Sajoi grabitje për të marrë vëmendjen e burrit, lihet e lirë gruaja

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:17
Dalina Azuni

Me urdhër të prokurorisë, është lënë e lirë Dalina Azuni, e cila sajoi grabitjen e saj në fshatin Pinet të Ndroqit.

Lirimi erdhi pasi ajo akuzohet për veprën penale të “njoftimit të rreme në organet e rendit”, vepër që cilësohet në kodin penal si kundërvajtje. Mësohet se gruaja do ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Pak ditë më parë, Dalina Azuni lidhi vetën dhe njoftoi policinë duke pretenduar se ishte grabitur. Por gjatë këqyrjes së banesës policia dyshoi se ngjarja ishte sajuar.

Sajesë të cilën e pranoi edhe vetë e ndaluara Dalina Azuni, që pretendoi se e kishte bërë këtë për të tërhequr vëmendjen e bashkëshortit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat