Përplaset për vdekje në rrugë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Përplaset për vdekje në rrugë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 15:50
Ilustrim

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:45 minuta në aksin rrugor Ohër-Kërçovë, afër fshatit Gorencë.

Nga lëndimet e përplasjes, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Qanie A.(74) nga Ohri. Vdekja është konstatuar nga mjeku i urgjencës në Ohër.

Sipas komunikatës së SPB-së në Ohër, aksidenti ka ndodhur, – sipas SPB-së- kur vetura e markës “BMV” me targa të Tetovës, e cila ka lëvizur nga Kërçova në drejtim të Ohrit, e ka përplasur tashmë të ndjerën Qanie A (74) e cila ka lëvizur në atë rrugë në drejtim të kundërt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e specializuara të SPB-së, policisë prokurori publik dhe eksperti i autirizuar gjyqësor, që kanë bërë veprimet e duhura për zbardhjen e rastit.

Me urdhëresë të prokurorit public të Prokurorisë Themelore në Ohër, trupi i pajetë i Qanie A. (74) është dorëzuar për obduksion nga ekipi mjekoligjor. Stacioni i policisë për siguri në komunikacion në Ohër ka ndërmarrë masa intensive për gjetjen e veturës së dyshuar të markës “BMV” me targa të Tetovës, dhe shoferit të veturës i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë as ndihmën e parë viktimës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat