Kapen me 31 kg drogë, në pranga 4 persona

Kronikë e zezë

Kapen me 31 kg drogë, në pranga 4 persona

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 12:05
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Bradasheshi 2” janë vënë në pranga:

Malvin  Kamberi,  27 vjeç, banues në Tiranë.

Julian  Laçi,  29 vjeç, banues në Tiranë.

Nazmi  Sylejmani, 51 vjeç banues në Prishtinë Kosovë.

Robert  Haderi, 51 vjeç banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në fshatin Bradashesh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, dy  automjete, tetë telefona celularë të markave të ndryshme.

Këta personat dyshohen se kanë transportuar lëndën narkotike nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat