Ngre fermë kanabisi në Ersekë, 27-vjeçari vazhdon 'profesionin' edhe në Itali

Kronikë e zezë

Ngre fermë kanabisi në Ersekë, 27-vjeçari vazhdon 'profesionin' edhe në Itali

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 20:29
Seli Dajo

Policia italiane pati arrestuar dy muaj më parë një shqiptar nga Leskoviku, Seli Dajo 27 vjeç, pasi u kap me 70 kg kanabis në proces tharjeje në San Vito dei Normanni në Itali.

Dajos iu sekuestruan edhe armë dhe municione, mes tyre edhe një mitraloz i rëndë. Por shqiptari nuk e kishte për herë të parë këtë punë.

Në vitin 2013, ai është kapur edhe në Shqipëri në një fermë droge në rrethinat e Ersekës. Pasi u dënua me burg, shqiptari u largua drejt Italisë ku vazhdoi që të merrej me të njëjtin biznes.

Gjykata italiane ka hapur tashmë çështjen ndaj tij. Në banesën ku u gjet droga në Itali u gjetën edhe armët.

Dajo tha se kishte kohë që nuk banonte në atë banesë, por shenjat e gishtave te armët e zjarrit e inkriminuan.

Vetë Dajo gjatë arrestimit nuk bëri rezistencë, shkruan 'Panorama'. Ai madje, pasi u vu para fakteve, nisi të tregonte se si kishte mundur ta ngrinte fermën e kanabisit dhe se si ka mundur të hyjë në Itali me dokumente false.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat