"Vollga", dëshmia e biznesmenit kundër Shullazit: Rojet më thanë se atë pronë do ta gëzojë vetëm Mili

Kronikë e zezë

"Vollga", dëshmia e biznesmenit kundër Shullazit: Rojet më thanë se atë pronë do ta gëzojë vetëm Mili

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:12
Ilustrim

Biznesmeni Ylvi Beqja tashmë me statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, ka rrëfyer para hetuesve edhe për momentet e kërcënimit të tij pas arrestimit të Emiljano Shullazit në prill të këtij viti.

Në dëshminë që Abc News e ka siguruar, Ylvi Beqja me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë Arabe Saudi brothers ka treguar se pas arrestimit të Shullazit është ndjerë i lehtësuar. 

Por kjo i ka zgjatur vetëm pak ditë, pasi ka konstatuar se ishte në vëzhgim thuasje 24 orë nga njerëzit e Shullazit. Në deklarime, ai ka thënë se çdo ditë konstatonte poshtë pallatit makina të ndryshme me personat që i kishte parë kur takohej me Shullazin, të cilët e vëzhgonin dhe ndiqnin nga lëvizte. 

Në mesin e këtyre personave që e vëzhgonin, Beqja ka thënë se ishte edhe nipi i Shullazit, i arrestuari i pak ditëve më parë Endri Zela dhe shoku i tij Endrit Qyqja. Ai ka rrëfyer edhe një episode të bisedës mes tyre poshtë pallatit ku Beqja banonte me familjen. 
Më mori në telefon Endrit Qyqja dhe kërkoi ta takoja. Unë i thash jam në shtëpi dhe më thanë të zbrisja të rrugica ngjitur e pallatit. 

Kur dola aty, erdhën me një benz të ri dhe më zunë rrugën. Brenda ishin Endrit Qyqja dhe Endri Zela. Dolën nga makina dhe më thanë që mos të flas poshtë e lartë. I kërkova ti thonë Emiljano Shullazit, që të më jap 700 mijë euro që të heq dorë nga prona, ish-hotel Vollga, se më kanë bllokuar prokuroria. Ata më thanë, “jo ore, atë pronë do ta gëzoj vetëm Mili, ta ka thënë edhe vet. Nëse ke ndonjë problem tjetër më tha e zgjidhim se ne hedhim në tokë edhe më të mirin”. 

Ky takim, sipas Beqjas e ka bindur që të bashkëpunoj me drejtësinë, duke treguar me detaje kalvarin e proceseve gjyqësore, njohjen me Shullazin, gjobat që i ka paguar atij apo edhe kalimin e pronës nën kërcënimin e armës. 

Nga ana tjetër, për llogari të kësja dosje, mësohet se prokuroria ka marr dhe pyetur me cilësinë e dëshmitarëve dy noter, të cilët kanë bërë veprime për llogari të Ylvi Beqjas dhe Emiljano SHullazit. Në një moment, një nga noterët ka dëshmuar se çdo takim me Shullazin detyrohej të mbyllte qepenin e zyrës pasi ai shoqërohej me rreth 15 persona.

Dy ditë pas regjistrimit të pronës, ku Shullazi kishte marr 30 % të pronës, noterja ka shpkeguar se në 9 të darkës dy makina kishin shkuar te zyra, duke ia marr certifikatën e pronës së s ëish-hotel Vollgës. Për marrjen e saj, noterja ka shpjeguar se ka njoftuar edhe Ylvi Beqjan, i cili i kishte thënë se nuk kam cfarë të bëj. 

Për këto dhe veprime tjera kriminale, prokuroria po heton Emiljano Shullazin dhe të dyshuarit si pjesëtarët të “bandës” së tij,për akuzën  “grupit të strukturuar kriminal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat