Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për kanosje

Kronikë e zezë

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për kanosje

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 11:15
Ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë në orët e mesditës së datës 24 tetor 2016, i është përgjigjur një rasti me elemente të veprës penale ‘kanosje’, ku reagimi i shpejtë i njësive policore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

“Arrestimi i të dyshuarit N. A. 38 vjeçar, është bërë në Mitrovicë, mbi dyshimet e arsyeshme të kryerjes së veprës penale ‘kanosje’”, thuhet në një njoftim për media të PK-së.

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se i dyshuari për motive ende të panjohura kishte kanosur viktimën L. M. 29 vjeçar.

Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat