Aksident në Lezhë, përplasen dy makina

Kronikë e zezë

Aksident në Lezhë, përplasen dy makina

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 11:02
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në superstradën Lezhë-Laç.

Burime nga policia njoftojnë se rreth orës  21:00 të mbrëmjes së shkuar, në afërsi të fshatit Spiten, dy mjete njëra tip “Fiat” me targa LE 9151 A dhe tjetra tip “Opel”, me targa AA 529 KH, u përplasen me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët u dërguan me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës, ku kanë marrë dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që ekspertët të policisë rrugore të Lezhës kanë nisur menjëherë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat