Kapet fushë-krujësi, shfrytëzonte si lypës një 40-vjeçar nga Korça

Kronikë e zezë

Kapet fushë-krujësi, shfrytëzonte si lypës një 40-vjeçar nga Korça

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:10
Ilustrim

Një person i akuzuar për shfrytëzim të një qytetari është ndaluar në Shkodër. Burime nga policia thanë se kanë arrestuar një ditë më parë Bardhyl Karamonllarin, 44 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky person dyshohet se ka shfrytëzuar me qëllim përfitimi 40-vjeçarin me inicialet A. M., banues në Korçë, duke e detyruar nën presionin psikologjik që të lypte nëpër rrugë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, ku e dërgonte me mjetin e tij Opel, dhe të gjitha fitimet i administronte vetë Karamonllari.

Gjithashtu vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj çështje nëse ka persona të tjerë të implikuar apo të mbajtur nën presion në këtë veprimtari kriminale.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale "Trafikim i personave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat