Shqiptari i sëmurë rrëmben dy infermiere, njërën e përdhunon në mjet

Kronikë e zezë

Shqiptari i sëmurë rrëmben dy infermiere, njërën e përdhunon në mjet

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 22:25
ilustrim

Një shqiptar, i sëmurë mendor ka mundur të rrëmbejë dy infermiere në një Qendër të Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Shqiptari është identifikuar si Enriges Kavalli, 19 vjeç.

Ai kishte mundur të siguronte një thikë dhe me të ka kërcënuar dy infermieret. Njërën prej tyre e ka marrë në një automjet jashtë qendrës dhe ka abuzuar seksualisht me të.

Kjo e fundit ka mundur të arratiset dhe ka njoftuar disa banorë aty pranë që njoftuan policinë. Shqiptari është endur në pyll për të humbur gjurmët por është kapur.

Mësohet se ai e ka plagosur lehtë njërën prej infermiereve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat