10 mushka kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, dyshohet se janë

Kronikë e zezë

10 mushka kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, dyshohet se janë

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 21:33
Mushka

Policia e Korçës ka nisur hetimet pasi në fshatin Rakickë janë gjetur 10 mushka që dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Greqia.

Të paktën për këtë vepër penale janë referuar materialet në Prokurori, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Por burime nga policia i thonë Syri.net se ka dyshime që këto kafshë të jenë përdorur për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë, një metodë kjo e përdorur disa herë në kufirin greko-shqiptar nga trafikantët. Dyshimin për përdorimin e këtyre kafshëve për drogë e shton edhe fakti se sasi të mëdha kanabisi janë kapur gjatë javës së fundit nga autoritetet greke dhe janë arrestuar disa shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat