I riu Maqedonia, pre e një bande në Austri

Kronikë e zezë

I riu Maqedonia, pre e një bande në Austri

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:37
Ilustrim

Një zviceran me prejardhje nga Maqedonia, është goditur tetë herë me thikë në Vjenë, dhe me shumë fat ka shpëtuar, policia tani po heton për tentim vrajse.

E. F., është djaloshi me origjinë nga Maqedonia dhe me shtetësi zvicerane, i cili të premten e kaluar është bërë viktimë e një sulmi me thikë duke marrë tetë goditje, nga autorë të panjohur. Me lëndimet e rënda që ai i mori arriti të shkojë deri te banesa e prindërve të tij, ku pastaj është dorëzuar në spital dhe ka qëndruar në operacion gjashtë orë.

Ende nuk dihet sfondi i këtij sulmi, zëdhënësi i policisë është shprehur se viktima nuk e njeh autorin e sulmit. Akoma nuk janë ndriçuar as motivet e veprës dhe hetimet po vazhdojnë me studimet e rrethit personal të këtij djaloshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat