Atentati i dështuar në Përmet, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Kronikë e zezë

Atentati i dështuar në Përmet, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:34
Ilustrim

Një person i akuzuar për moskallëzim krimi është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me një tentativë vrasje të ndodhur në Përmet disa ditë më parë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, në pranga është vënë 44-vjeçari Geraldo Caushdelo, banues në Përmet.

Më 18 tetor, në kthesën e fshatit Bodar, Përmet, pas një konflikti të çastit, 39-vjeçari E.M., banues në Përmet, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 30-vjeçarin J.H., po me banim në Përmet.

Gjithashtu u shpallën në kërkim E.M., 39 vjeç, i dyshuari si autor i ngjarjes, banues në Përmet, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe E.M., 27 vjeç vëllai i të dyshuarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i mjetit tip “Subaru”, me targa YHX 4666, makina e të dyshuarit, E.M., 39-vjeç.

Nga ana e policisë, po punohet për kapjen personave të shpallur në kërkim, ndërsa lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Përmetit për ndjekje të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat