Përmet, arrestohet 44-vjeçari, kishte dijeni për një tentativë vrasje

Kronikë e zezë

Përmet, arrestohet 44-vjeçari, kishte dijeni për një tentativë vrasje

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 14:01
Ilustrim

Policia e Përmetit ka arrestuar një person, i cili ka lidhje me një tentativë vrasje e ndodhur në 18 tetor në fshatin Bodar.

Policia sqaron se: Në datë 18.10 2016,  në kthesën e fshatit Bodar, Përmet, për motive të dobëta shtetasi   E.M, 39 vjeç, banues në Përmet ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin J.H, 30 vjeç, banues në Përmet.

Për këtë ngjarja në pranga ka rënë shtetasi Geraldo Caushdelo, 44 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Moskallzim krimi” dhe u shpallën në kërkim autori E.M, 39 vjeç, banues në Përmet, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Po ashtu u shpall ne kerkim E.M, 27 vjeç, vëllai i autorit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Gjithashtu u bë sekuestrimi i mjetit tip “Subaru”, me targa YHX 4666, (mjeti i autorit).

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat