Çuditë e policisë, arrestohet i lënduari në aksident, lihet e lirë shoferja që e goditi

Kronikë e zezë

Çuditë e policisë, arrestohet i lënduari në aksident, lihet e lirë shoferja që e goditi

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Lajmi në fakt nuk qëndron tek aksidenti, pasi ishte me pasojë të lehta, por tek veprimet e mëpasshme të Policisë së Tiranës.

Këta të fundit kanë vendosur në pranga personin e plagosur nga aksidenti dhe kanë lënë të lirë shoferen që ka shkaktuar aksidentin.

Kështu sipas policisë dje rreth orës 15:00, është arrestuar në flagrancë Ardit Gj., banues në Çerkez dhe u nisën hetimet për Anila N., banuese në Tiranë.

Dje në rrugën “Berisha”, Anila duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar Arditin, që drejtonte pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, i cili ka marrë mjekim në spital, pa probleme për jetën, thanë burime nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat