Nga Brazili në Durrës, kapen 4 milionë euro kokainë e fshehur në pula të ngrira

Kronikë e zezë

Nga Brazili në Durrës, kapen 4 milionë euro kokainë e fshehur në pula të ngrira

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 08:24
Ilustrim

Një sasi e madhe kokaine është kapur mëngjesin e sotëm. Burime nga policia italiane kanë bërë të ditur se kanë kapur sasinë prej 19 kilogramësh kokainë që në treg ka vlerën e 4 milionë eurove, lëndë narkotike që ishte fshehur në pula të ngrira.

Droga është gjetur në portin e Gioia Tauro dhe aksioni është bërë nga policia e Rexhio Kalabrias, doganat të drejtuar nga drejtoria e Antimafias.

Kokaina e nisur nga Brazili mësohet se ishte ndarë në 17 pako dhe ishte vendosur në një kontenier ku po transportoheshin pula të ngrira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat