Burri dhunon gruan në stacionin e urbanit në Tiranë

Kronikë e zezë

Burri dhunon gruan në stacionin e urbanit në Tiranë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 22:04
Dhuna në Tiranë

Dhuna në familje nuk tregohet vetëm brenda mureve të shtëpisë, por edhe në rrugë. Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë një video, ku ai ka kapur momentet e fundit të një zënke mes një çifti në Stacionin e Trenit në Tiranë.

Sipas tij, sherri ka zgjatur më shumë, por ai ka kapur vetëm momentet e fundit, ndërsa shprehet se gruas po i dilte gjak nga goja.

"Tek Stacioni i Trenit në Tiranë ka ndodhur kjo zënkë mes këtij çifti. Kjo grua sapo është qëlluar nga bashkëshorti i saj, ndoshta i ka thyer ndonjë dhemb ose i ka çarë buzën sepse gruas po i dilte gjak. Po më bëri përshtypje se përsëri ecën bashkë sepse ai po e kërcënonte akoma gruan e tij që ta qepte gojën", ka thënë dëshmitari që ka parë sherrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat