SHBA, dënohet me 1.503 vite burg babai që përdhunoi vajzën e tij

Kronikë e zezë

SHBA, dënohet me 1.503 vite burg babai që përdhunoi vajzën e tij

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 19:15
Ilustrim

Një burrë nga qyteti Fresno në Kaliforni u dënua me 1.503 vite burg për përdhunimin e vajzës së tij adoleshente gjatë në një periudhe katër vjeçare.

Mediat lokale raportojnë se dënimi me 1503 vjet ndaj Rene Lopez (41) është dënimi më i gjatë i njohur në Gjykatën e Lartë në Fresno.

Juria kishte shpallur fajtor burrin në fjalë në shtator për 186 pika të akuzës për abuzim seksual, duke përfshirë dhjetëra akuza në lidhje me përdhunimin.

Prokurorët theksuan se viktima ishte përdhunuar dy deri në tre herë në javë nga maji 2009 deri në maj 2013, kur vajza mori guximin për të ikur.

Gjykatësi Edward Sarkisian theksoi se Lopez kurrë nuk ka treguar shenja pendimi, dhe se e ka akuzuar vajzën për problemet në të cilat ishte zhytur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat