Makina del nga rruga, aksidentohen babë e bir

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, aksidentohen babë e bir

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 19:00
Ilustrim

Babë e bir kanë mbetur të lënduar në një aksident të ndodhur pasditen e sotme, në rrugën nacionale Korçë – Pogradec.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se 30 – vjeçari me iniciale S.T, që drejtonte mjetin me targa TR9221N dhe babai i tij H.T, rreth 70 – vjeç të dy banues në Tiranë, kanë përfunduar jashtë rruge.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të fshatit Çiflig. Sipas policisë, si pasojë e aksidentit babë e bir kanë marrë dëmtime dhe janë trasportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat