Rrëfimi i 56 vjeçarit që vrau gruan: “Ç’të bëj, e vrava…”

Kronikë e zezë

Rrëfimi i 56 vjeçarit që vrau gruan: “Ç’të bëj, e vrava…”

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 17:08
Pamje nga video

“Ç’të bëj, e vrava…”. Ky ka qenë shpjegimi i Kasem Lilës për vrasjen e bashkëshortes Fize Lila dhe plagosjen e rëndë të kunatës.

Autori i moshës 56-vjeçare vuante prej kohësh nga problemet mendore, ndërkohë që pas ndërprerjes së kurës, tre javët e fundit ishte shfaqur problematik.

“I ndërprenë pensionin dhe ka 3 javë që nuk ka pirë ilaçet. Ta shikoje në pamje të jashtme ishte shumë në rregull, por e kishte defektin në tru. Nga ndërprerja e ‘KEMP’-it u bë i dhunshëm”, tregojnë të afërmit.

Krimi në familjen Lila ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur gjatë një debati familjar, autori rrëmbeu çiften me leje që mbante i vëllai, i plagosi atij gruan, ndërkohë që vrau bashkëshorten e tij, 41-vjeçaren Fize Lila. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat