I plagosuri në Pejë ishte nga Shqipëria

Kronikë e zezë

I plagosuri në Pejë ishte nga Shqipëria

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:53
Foto

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera lidhur me plagosjen e një personi në Pejë. Sipas tyre, shtetasi i plagosur është nga Shqipëria, ndërsa, një person tjetër ka pësuar lëndime nga thyerja e xhamave të veturës.

Sipas Policisë, njësitet e tyre menjëherë kane dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur një veturë Audi, e cila ishte kapluar nga zjarri. Dyshohet se të dyshuar të pa njohur dhe për arsye të pa njohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar një armë automatike Kallashnikovë, një armë e llojit “GLOCK” , një karikator me 11 fishekë 34 fishekë të kalibrit 9x19mm. Lidhur me rastin i dyshuari i cilësuar si viktimë është arrestuar për armëmbajtje  pa leje dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitet relevante policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat