Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për drogë

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për drogë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 13:24
ilustrim

Me datë 22.10.2016 rreth orës 06:55 në PKK-Vermicë, Policia e Kosovës në këtë rast njësia patrulluese kufitare derisa ishte me detyrë zyrtarë në pikë vëzhgimi, afër bregut  të liqenit  ka  vërejtur një person duke lëvizur  në këmbë nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës , duke shfrytëzuar rrugën afër bregut  të liqenit.
Personi i dyshuar (A. M. -1977 Shtetas i Shqipërisë) është vërejtur se posedonte (të ngarkuara) me vete disa qese të dyshuara prej najloni dhe me të vërejtur këtë njësia Policore ka  ndërmarrë veprime taktike për arrestimin e tij.

I dyshuari ngarkesën e tij të cilën e posedonte me vete e ka hedhur në tokë, dhe ka filluar të ikë në drejtim të pjesës malore, mirëpo falë veprimeve të shpejta taktike të njësisë policore i dyshuari është arrestuar.

Policia ka arritur të sekuestrojë edhe  ngarkesën e dyshuar  të cilën e kishte e kishte hedhur i dyshuari, e cila ishte e vendosur në tre (3) thasë të mëdhenj.

Gjate kontrollit dhe verifikimit të thasëve janë vërejtur gjashtëdhjetë ( 60 ) paketime të mbështjella të dyshuara me lëndë narkotike e llojit marihuanë .

Pesha totale e substancës së dyshuar për narkotik të llojit marihuanë arrin rreth 40 kg, apo saktësisht  39 kg e 035 gr.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat