I ndiqte policia, trafikantët hedhin në Hidrovor 17 thasë me kanabis

Kronikë e zezë

I ndiqte policia, trafikantët hedhin në Hidrovor 17 thasë me kanabis

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:58
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia e Kurbinit. Kjo e fundit ka gjetur 17 thasë me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Bëhet e ditur se lënda narkotike u gjet në Hidrovorin e Adriatikut pas sinjalizimit nga ana e banorëve të zonës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se thasët u hodhën në Hidrovor nga frika e policisë. Kjo pasi trafikantët kanë pikasur se ndiqeshin nga policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e Kurbinit, e cila po kryen dokumentimin e plotë të provave dhe procedurat hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat