Kanibalët vrasin 31-vjeçaren dhe e servirin atë në një festë makabre

Kronikë e zezë

Kanibalët vrasin 31-vjeçaren dhe e servirin atë në një festë makabre

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 21:47
Dy kanibalët

Dy kanibalë që kanë pasur marrëdhënie seksuale me një grua, përpara se ta vrisnin dhe hanin pjesët e trupit të saj në një festë, janë dënuar me 12 vjet burg. Burrat, nga Novokuznetsk e Siberisë, të quajtur Kirill Nemykin dhe Sergey Metlyayev u ftuan nga viktima Nadezhda Avakumova, 31 vjeçe, në banesën e kësaj të fundit. Ajo ishte e dehur kur i ftoi ata për një sauna dhe që më pas pati marrëdhënie seksuale.

Më pas gruaja u tha atyre se do i denonconte në polici për përdhunim. Dyshja e rrahu gruan dhe e mbylli atë në podrumin e shtëpisë së një prej burrave. Në fillim gruaja ishte e qetë, por më pas nisi të ulërasë dhe të lutej për ndihmë. Më pas Kirill Nemykin mori një thikë të madhe nga tavolina dhe hapi derën e podrumit. Kur gruaja nxori kokë, ai e vrau. Viktima vdiq menjëherë. Më pas ata, e copëtuan trupin e 31-vjeçares dhe ia servirën miqve të tyre në një festë makabre.

Në fund të festës, burrat i futën eshtrat e gruas në një qese plastike dhe i hodhën në koshin në fund të rrugës. Festa vazhdoi edhe pas kësaj. Incidenti horror ka ndodhur në vitin 2014, por dënimi është dhënë vetëm tani. Ata do të qëndrojnë në qeli 12 vjet për krimin e tmerrshëm. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat