Vret me çifte gruan dhe plagos kunatën pas përleshjes me vëllain

Kronikë e zezë

Vret me çifte gruan dhe plagos kunatën pas përleshjes me vëllain

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 20:27
Ilustrim

(E plotësuar) - Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ndroqit rreth orës 19:30, ku  shtetasi Kasëm Lila rreth 50 vjeç ka qëlluar me çifte  bashkëshorten dhe kunatën e tij.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosura Afize Lila 47 vjeç, bashkëshortja e Kasemit dhe kunata Zyra Lila 40 vjeç.

E shoqja e tij ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kunata ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 22.10.2016, rreth orës 19:30, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, ku njoftohemi se në fshatin Çoçaj, në Ndroq, ka pasur një konflikt në familje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri, dy shtetase. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 ku bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kasëm Lila”.

Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin e autorit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se autori ka qëlluar gruan dhe kunatën pas një konflikti me vëllain e tij.

Pas ngjarjes ai ka tentuar të vetëvritet, por ndërhyrja e mënjëhershme e policisë ka shmangur një veprim të tillë.

Mësohet se autori i ngjarjes Kasem Lila, para shume vitesh është operuar nga tumori në kokë. Kohët e fundit ai kishte shfaqur shenja depresioni, duke tentuar të vrasë dhe veten.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat