Operacioni - Arrestohen në Milano bosët e drogës së diskotekave

Kronikë e zezë

Operacioni - Arrestohen në Milano bosët e drogës së diskotekave

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:25
Droga e sekuestruar

Policia italiane e qyteti të Komos ka ekzekutuar sot në qytetin e Milanos, fazën finale të maxioperacionit antidrogë i cili ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë Z.A e Z.E, si dhe në sekuestrimin e 440 kg metanfetaminë, 1 kg marijuanë, 500 gramë kokainë e 5250 euro cash.

Metanfetamina është drogë mjaft e përdorur në diskoteka.

Ky operacion ka nisur më datë 4 tetor kur në banesën milaneze të njërit prej shtetasve shqiptar, Z.E u gjetën 1 kg marijuanë, 500 gramë kokainë, euro cash e një palë çelësa.

Hetimet e këtyre ditëve bën të mundur zbardhjen e plot të aktiviteti kriminal të dy shqiptarëve, duke identifikuar se çelësat e gjetura i përkasin një garazhi të përdorur nga ata.

Gjatë ditës së sotme Financierët e Komos kanë zbuluar në brendësi të këtij garazhi rreth 440 kg pluhur të bardhë, 215 kg metanfetaminë e pastër, një nga drogat më të përdorura në diskoteka e 225 kg janë paracetamol pluhur.

Hetimet e ditëve në vazhdim do të mund të përcaktohet nga specialistët e policisë italiane.

Sasia e dozave të drogës që mund të përgatitej nga ky sekuestrim e përfitimi ekonomik që do të kishin dy shqiptarët e arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat