Plagosen në kokë 42-vjeçarin, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Plagosen në kokë 42-vjeçarin, dy të arrestuar

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:19
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Kamzës, pasi akuzohen se kanë plagosur një 42-vjeçar.

Burime nga policia bëjnë me dije se, në pranga janë vënë M.GJ dhe T.GJ, 25 dhe 39-vjeç, banues në Bathore.

Dyshohet se në Kamzë, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim, ata kanë plagosur rëndë me sende të forta në kokë, P.SH., 42-vjeç, banues në Bathore, i cili ndodhet në Qendrën e Traumës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat