Policia greke jep detaje për 2 operacione anti-drogë

Kronikë e zezë

Policia greke jep detaje për 2 operacione anti-drogë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:49
Ilustrim

Policia greke publikoi këtë të shtunë detaje mbi dy operacionet e zhvilluara të enjten dhe të premten, ku u asgjësuan dy organizata të rëndësishme të trafikut të drogës.

Në pranga u vunë 11 persona, dy prej të cilëve konfirmohet se janë shqiptarë. Sipas policisë greke, në operacionin e parë janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 1.6 ton kanabis dhe mbi 20 mijë euro.

Droga u gjet në një magazinë në Afidnes, në periferi të Athinës. Mësohet se ngarkesa e marijuanës do të dërgohej në Europën veriore. Shërbimi antidrogë kishte rënë prej kohësh në gjurmë të disa pjesëtarëve të grupit dhe po i mbante në survejim. Operacioni u finalizua në orët e para të së enjtes, kur policia ndaloi në dalje të magazinës një kamion të transportit ndërkombëtar.

Në operacionin e dytë, policia ka arrestuar dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë. Të parët u arrestuan në portin e Patras. Ndërsa në vijim të hetimeve, policia arrestoi në afërsi të Korinthit, edhe dy shqiptarët, burrë e grua, që do të merrnin drogën në dorëzim.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Athinë, u gjetën edhe mjete që përdoreshin për të përpunuar kokainën, si dhe një shumë prej 4.500 eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat