Armë dhe drogë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 09:30
Kanabis

Policia e Fierit ka goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe atë të armëmbajtjes pa leje.

Bëhet e ditur se në operacionin e koduar “Povelçë”, janë sekuestruar 23.2 kilogramë kanabis sativa, 50 fara kanabisi. Gjithashtu në kudër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy persona.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Lavdimir Kapaj, 41 vjeç, banues në Povelçë të Fierit.

“Gjatë kontrollit të banesës së 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatik, model 56 me 2 krehër me nga 30 fishekë. Njëkohësisht u sekuestruan edhe 23.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa”, njofton policia e Fierit.

Kjo e fundit ka deklaruar se ka arrestuar edhe shtetasin Mikel Isaj, 21 vjeç, banues në fshatin Qafë Gjashtë të Sarandës, si dhe u procedua penalisht shtetasi me inicialet A. D., 27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Sipas policisë së Fierit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrepeve Fier”, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz” me targa “VL 3848 B”, që drejtohej nga shtetasi A. D., janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, Isajt iu gjetën në çantën e tij të brezit dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 fishekë dhe 1 copë letër alumini me 50 fara bime narkotike, kanabis sativa.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti autoveturë tip “BENZ”, me targë “VL 3848 B”, dyshohet si automjet i vjedhur dhe i trafikuar në Shqipëri.

Mësohet se materialet në ngarkim të të arrestuarve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat