Dy të plagosur në Pejë nga të shtënat me armë zjarri

Kronikë e zezë

Dy të plagosur në Pejë nga të shtënat me armë zjarri

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 21:41

(E plotësuar) - Dy persona janë plagosur gjatë një përleshje me armë zjarri në që ka ndodhur para pak çastesh qytetin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se ende nuk dihen motivet e përleshjes.

“Një përleshje e armatosur ka ndodhur sonte në Pejë, ku dy persona janë plagosur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka bërë të ditur Ibraj dhe ka shtuar se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.

Përleshja me armë zjarri ka ndodhur pranë Parkut të qytetit, njofton KosovaPress.

Ndryshe, Peja njihet si njëri nga qytetet ku kanë ndodhur shumë vrasje dhe plagosje,  e në disa raste kanë pësuar edhe kalimtarët e rastit. 

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri,  që ka ndodhur para pak çastesh në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj.

“Një përleshje armatosur ka ndodhur sonte në Pejë, ku sipas të dhënave të para dy persona janë plagosur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Ibraj.

Sipas burimeve të  mediave  ngjarja ka ndodhur tek rruga e ish-objektit të zjarrfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat