Puthi bashkëshorten pa lejën e saj, dënohet shqiptari

Kronikë e zezë

Puthi bashkëshorten pa lejën e saj, dënohet shqiptari

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:02
Ilustrim

Tre muaj burg, është vendimi i një gjykata në Itali për shqiptarin  i cili puthi bashkëshortën, por pa dëshirën e saj.

Media italiane “La Stampa” shkruan se shqiptari me banim në Cuneo, u akuzua fillimisht për dhunë seksuale dhe prokuroria ka kërkuar për të dy vite burg.

Por avokati mbrojtës i shqiptarit, Thomas Bassino argumentoi  se i akuzuar  “nuk kishte ndërmend të kryente një akt tillë, dhe të dëmshëm të lirisë seksuale”, sepse në atë periudhë  kur ka ndodhur ngjarja gruaja kishte shprehur vendimin për t’u kthyer e për të jetuar me të dhe të kishin një fëmijë, edhe nëpërmjet metodës artificial.

Gjë, për të cilën, i pandehuri ishte kundër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat