Përmet, sekuestrohen 400 kg kanabis, largohen autorët

Kronikë e zezë

Përmet, sekuestrohen 400 kg kanabis, largohen autorët

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:11
Kanabisi

Një sasi prej 400 kg kanabisi është sekuestruar gjatë ditës së sotme në Përmet.

Lënda narkotike, e cila ishte në proçes tharje u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Odriçan”, Njësia administrative Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina.

Policia thotë se për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të largohen.

Blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat