21 kg kokainë nga Italia në Patra, 2 shqiptarë e 2 grekë në pranga

Kronikë e zezë

21 kg kokainë nga Italia në Patra, 2 shqiptarë e 2 grekë në pranga

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 12:47
Ilustrim

Dy shtetas shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar, pasi u kapën me 21 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Policia greke ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ka marrë një informacion se në një kamion që udhëtonte me traget nga Italia në Patra, ndodhet një sasi e konsiderueshme droge.

Mediat vendase shkruajnë se pasi mbërriti kamioni, u ndoq deri në Korinthia ku do të bëhej shkëmbimi i drogës. Aty u krye edhe operacioni ku u gjet valixhja me 21 kilogramë kokainë dhe u arrestuan 2 grekë e 2 shqiptarë. Sipas policisë greke, operacioni vazhdon aktualisht në Athinë, Axaia dhe Korinthia ku po ushtrohen disa kontrolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat