Policia e Vlorës ka sekuestruar 50 kg lëndë narkotike në një pallat në ndërtim.
Lënda narkotike u gjet në një pallat te Uji i Ftohtë dhe policia ka arrestuar ndërtuesin. Ndërkohë, policia vijon aksionin antikanabis në fshatin Kallarat dhe Mesaplik, ku janë gjetur magazina me sasi të konsiderueshme kanabisi.