Ferizaj: E sulmojnë në rrugë dhe ia vjedhin 500 euro

Kronikë e zezë

Ferizaj: E sulmojnë në rrugë dhe ia vjedhin 500 euro

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 11:14
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:53 në rrugën “Zahir Pajaziti”, Ferizaj, disa persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht një burrë dhe ia kishin grabitur rreth 500 euro para.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Policia thotë se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat