Del ekspertiza për vdekjen e shqiptarit në policinë greke: Marnikolla vdiq nga shembja e trurit

Kronikë e zezë

Del ekspertiza për vdekjen e shqiptarit në policinë greke: Marnikolla vdiq nga shembja e trurit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:35
Pëllumb Marnikollaj

Ekspertiza Mjeko-Ligjore greke: Vdekja e Marnikollajt nga shembja e trurit. Kishte edhe thyerje të kafkës së kokës, shembje të veshkave dhe nxirje të organeve gjenitale.

Më në fund doli edhe ekspertiza e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj i cili gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta në një rajon policie në Athinë. Sipas ekspertizës në trupin e viktimës u konstatuan shumë shenja në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithëse nuk përcaktohet saktësisht se nga se i janë shkaktuar plagët dhe shenjat në trup, dyshimet të çojnë se mund të jetë edhe keqtrajtuar. Veç nxjerjes së ekspertizës, dje (të enjten) dosja e të riut Pëllumb Marnikollaj i ka kaluar prokurorisë.

Policia hedh versionin se 28 vjeçari shqiptar u vetëhodh nga kati i dytë i rajonit, pasi ai kuptoi se kishte një tjetër urdhër arresti për të. Ndërkohë familjarët dhe të afërmit e tij hedhin dyshimin se djali i tyre është keqtrajtuar dhe dhunuar deri në vdekje duke fajsuar dhe ngarkuar me përgjegjësi punonjësit e policisë.

Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen më 3 gusht në rajonin e policisë të Patisjas në Athinë, pasi ishte paraqitur si zakonisht për të dhën firmën, pasi kishte një urdhër detyrim paraqitje një herë në muaj lëdshuar nga gjykata e Athinës. Çështja tashmë i ka kaluar prokurorisë dhe po ndiqet edhe nga avokatët Thanasis Kambajanis dhe Mimoza Caca. Sot mësuam se më në fund edhe dosja ju dorzua prokurorisë nga ana e policisë, pasi prokuroria ia kishte rikthyer më parë asaj për plotsim dhe në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat