I riu aksidenton një burrë me motor dhe ikën pa kthyer kokën

Kronikë e zezë

I riu aksidenton një burrë me motor dhe ikën pa kthyer kokën

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:19
Ilustrim

Një 21-vjeçar nga fshati Pirrë i Lushnjës, me motorin e tij, ka goditur një 41-vjeçar nga Tirana, N.K. të cilin e ka plagosur. I plagosuri u mjekua në spitalin e Lushnjes dhe u largua, kurse policia i vuri prangat Kondës.

Rezultoi se "Suzuki" që ai drejtonte nuk kishte targa dhe për më tepër, pas aksidentit, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke e braktisur të plagosurin.

Aldo Konda tani ka një dosje, që i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Largim nga vendi i aksidentit", "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës" parashikuar nga Nenet 273;290;301 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat