Kapen 1 ton drogë në Athinë, policia greke: Është e “Escobarit” të Ballkanit Klement Balilit

Kronikë e zezë

Kapen 1 ton drogë në Athinë, policia greke: Është e “Escobarit” të Ballkanit Klement Balilit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:02
Ilustrim

Një ton kanabis sativa shqiptar është kapur një ditë më parë në Athinë, Greqi e në pranga kanë rënë 5 shqiptarë e 1 qytetar grek. Por mëngjesin e sotëm media greke ka bërë zbulimin tjetër.

Lënda narkotike që u kap dje në Athinë i përket “Escobarit” të Ballkanit, shqiptarit nga Saranda. Klement Balilit, i cili është në kërkim ndërkombëtar me një urdhër-arresti të lëshuar nga drejtësia greke, gjë e cila duket se nuk e ka ndaluar të trafikojë sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria.

Policia kishte mbërritur tek sasia prej 1 tonësh drogë dhe tek anëtarët e kësaj organizate pasi ka ndjekur një kamion të dyshimtë, i cili po transportonte lëndë narkotike. Policia e kishte lejuar kamionin që të shkonte deri tek magazinat, ku edhe është gjetur sasia e madhe e drogës.

Droga mësohet se depozitohej në këtë vend për tu shpërndarë më pas me kamionë në Europën veriore dhe qendrore.

Sipas mediave greke, ndaj Klement Balilit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet greke, si menaxheri dhe financuesi i rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës në Evropën Qendrore nëpërmjet Greqisë.

Shqiptari 44-vjeçar, pavarësisht hetimeve, është ende i lirë në Shqipëri, ku opozita ka denoncuar disa herë faktin se ai mbrohet nga vetë shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat